Federata e Pingpongut zgjodhi Kryesinë e re
Prishtinë, 28 shkurt - Sot, në sallën e mbledhjeve të shtëpisë së sporteve, federata e pingpongut mbajti zgjedhjet e jashtëzakonshme, me çrast edhe zgjodhi organet e reja, pasi kuvendarët që nga 15 shkurti kishin votuar mocionin e votëbesimit.
Zgjedhjet u mbajtën për tri organe: për Kryetarin, për antarët e bordit dhe për këshillin mbikëqyrës, të cilat u vëzhguan për se afërmi nga përfaqësuesit e departamentit të sporti dhe Komitetit Olimpik të Kosovës.
Në garën për kryetar garuan dy kandidatë: Jeton Beqiri dhe Nehat Çitaku, pas procesit të votimit me shumicë të votave kryetari i ri i federatës u zgjodh Jeton Beqiri.
Pastaj u zgjodhën edhe anëtarët e rinj të bordit të federatës
1. Besim Hajdari
2. Besnik Behluli
3. Edona Shabani
4. Feim Rama
5. Jeton Oruçi
6. Linda Zeqiri
Në fund u zgjodhën edhe tre anëtarë të rinj të këshillit mbikqyrës
1. Bekim Kryeziu
2. Dardan Imami
3. Veton Pira