22 Dhjetor 2024

Federata e Futbollit e Kosovës iu ndan klubeve mjete financiare

Prishtinë, 10 prill - Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se që nga fillimi i paraqitjes së pandemisë Covid-19 në vendin tonë është zotuar se do të jetë përkrah klubeve për ta tejkaluar këtë situatë të vështirë.

Qysh në fillim të pandemisë FFK u ka dalë në ndihmë të gjitha klubeve duke ua shpërndarë nga një shumë solide,  si dhe i ka bërë të gjitha parapërgatitjet për kampe karantine në rast nevoje për të gjithë pjesëtarët e FFK-së.

Ndërkohë, sot, FFK ka vendosur që nga mjetet e saja vetanake të bëjë një pako të ndihmës emergjente, duke pasur parasysh faktin se ndihma që është premtuar nga Qeveria ende nuk është realizuar dhe po zgjatet si pasojë e procedurave administrative të organeve qeverisëse.

Në bazë të kësaj pakoje të FFK-së mjetet financiare do të ndahen kësisoj:

-Të gjitha klubet duhet t’i dërgojnë listat e përfituesve (në bazë të listës së licencuar në FFK)

-Klubet e Ipko Superligës do të ndihmohen nga 35 persona me shumën prej 350 euro për person.
-Klubet e Ligës së Parë do të ndihmohen nga 30 persona me shumën prej 200 euro për person.
-Klubet e Ligës së Dytë do të ndihmohen nga 25 persona me shumën prej 150 euro për person.
-Klubet e Ligës së Tretë do të ndihmohen nga 20 persona me shumën prej 100 euro për person.
-Liga e Femrave senioret do të ndihmohen nga 25 persona me shumën prej 200 euro për person.
-Liga e Femrave U16, do të ndihmohen nga 20 persona me shumën prej 100 euro për person.
-Klubet e Futsallit do të ndihmohen nga 15 persona me shumën prej 100 euro për person.
-Gjyqtarët e ndeshjeve, gjithsej 193 persona do të ndihmohen me nga 200 euro.
-Gjyqtarët e kategorisë së re, gjithsej 180  persona do të ndihmohen me nga 50 euro.
-Delegatët e ndeshjeve dhe kontrollorët e referimit do të ndihmohen me nga 100 euro.

Ndërkohë, FFK do t’i ndihmojë edhe shkollat e futbollit por pakoja për to do të shpërndahet pasi Lidhjet Rajonale t’i përgatisin dokumentet e nevojshme.

Ky projekt asistence është bërë nga fondet vetanake të FFK-së, derisa do të realizohet edhe një kredi tek banka jonë partnere. Projekti është bërë në atë mënyrë që si destinacion ta ketë përfituesin e fundit, pra pagesa do të bëhet për secilin person në llogarinë e tij personale.

FFK do të jetë gjithmonë afër komunitetit të futbollit me mundësitë e saja, sidomos në këto momente të vështira si pasojë e Coronavirusit, por duhet kuptuar të gjithë se kjo është vetëm një ndihmë emergjente, e cila do t’ua lehtësojë sadopak të gjithë të përfshirëve në futboll këtë periudhë të pazakontë në të cilën po e kalojmë si vend dhe si shoqëri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)