Federata e Çiklizmit organizon “Rrethin e Kosovës në çiklizëm”
Prishtinë, 26 korrik - Federata e Çiklizmit të Kosovës e mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon sot “Rrethin e Kosovës 2019” në çiklizëm.
Këtë vit është edicioni i 19-të i kësaj gare dhe për herë të parë ka edhe licencën e garës ndërkombëtare nga shtëpia botërore e Çiklizmit UCI.
Ky është aktiviteti më i rëndësishëm i Federatës së Çiklizmit të Kosovës dhe këtë vit do të mirëpresë, përveç çiklistëve kosovar rreth 12 ekipe nga vendet e ndryshme të Evropës e botës të cilët na nderuan me pjesëmarrjen e tyre për të garuar në Rrethin e Kosovës në Çiklizëm.
Kjo garë përveç promovimit të sportit të çiklizmit, frymës sportive ndërmjet vendeve, promovon kulturën, traditën dhe mikpritjen kosovare.