Federata e Atletikës Ruse pezullohet nga garat ndërkombëtare
Moskë, 14 nëntor - Federata e Atletikës e Rusisë është pezulluar përkohësisht nga garat ndërkombëtare, përfshirë edhe Lojërat Olimpike, për shkak të përfshirjes së dyshuar në doping.
Shoqata Ndërkombëtare e Federatave të Atletikës ka marrë vendimin pasi Agjencia Botërore Anti-Doping ka publikuar këtë javë një raport, i cili tregon se atletët rusë kanë përdorur substanca të ndaluara, por të sponsorizuara nga shteti, për të përmirësuar performancën e tyre.
Ministri rus i Sporteve, Vitaly Mutko, ka thënë se pezullimi është i përkohshëm dhe se problemi është i zgjidhshëm.