Federata Braziliane shkarkon trajnerin Dunga
Rio De Zhenerio, 6 korrik - Një ditë pas kthimit të kombëtares së Brazilit në atdhe, Federata Braziliane ka shkarkuar nga detyra trajnerin Carlos Dunga dhe gjithë stafin teknik të kombëtares Selecao.
Me eleminimin e Brazilit nga Kupa e Botës është mbyllur një cikël që ka nisur në gusht të vitit 2006, shkruan në faqen e saj të internetit federata e vendit 5 herë kampion bote. Sipas informacioneve, stafi dhe trajneri i ri do caktohen në fund të këtij muaji.
Pak orë më parë vetë Dunga kishte lënë të kuptohej se ishte i gatshëm për të zgjatur kontratën e drejtimit të kombëtares edhe për disa vite të tjerë.