Fati Karabaxhaku dhe Shega Hashani top juniorët 2018
Ferizaj, 4 nëntor - Sot në Palestrën e Shkolla Fillore e Mesme dhe Ulet “Tefika Çanga”, në Ferizaj u mbajt turneu TOP 8 për Juniorë e juniore.
Në konkurrencën e femrave Shega Hashani e KPP Ahmet Hoxha nga Ferizaj doli më e mira duke i mposhtur të gjitha kundërshtaret, që njëherit ishte befasi pasi ajo është ende kadete.
Shega ia doli pa problem ti mundë rivalet kryesore, Alma Mehmetin dhe Edona Shabanin.
Në konkurrencën e djemve, treshja nga Prizreni Karabaxhaku, Mahmuti dhe Hajdari ishin bindshëm më të mirë se të tjerët dhe me meritë të tria medalet shkojnë në Prizren.
Ndeshja më interesante u zhvillua që në xhiron e parë, ku Fati Karabaxhaku ishte më i mirë se kolegu nga klubi i tij Kreshnik Mahmuti.