Farfan pranë kalimit tek Anzhi
Moskë, 2 nëntor - Jefferson Farfan, mesfushori peruan i Schalke 04, i cili kërkohet prej klubit të Juventusit për merkaton e ardhshme, duket se është pranë kalimit te Anzhi në Rusi.
Sipas asaj që raporton Bild, lojtari ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon këtë sezon me gjermanët dhe do të kërkojë largimin në verën e ardhshme.
Përveç Anxhit të Eto dhe bardhezinjëve të Juventus, shërbimet e peruanit i kërkon edhe Malaga në Primera Division.