Falcao sot bëhet lojtari i ri i Atletico Madridit
Madrid, 9 gusht - Sot pritet zyrtarizimi që sulmuesi kolumbian i Portos, Romedal Falcao të bëhet lojtari i ri i Atletico Madridit sepse edhe vetë lojtari i ka pranuar kushtet në skuadrën Spanjolle.
Gjithnjë sipas të përditshmes spanjolle Marca Falcao e ka pranuar tashmë kalimin tek Atletico Madridi dhe shumë shpejt pritet një zyrtarizim i tij.
Oferta e Atletico Madridit ishte plot 25 milion euro plus lojtarin Salvio që pritet të mbetet e njëjtë.Ai pritet të zëvendësojë argjentinasin Aguero që u transferua tek Manchester City.
Falcao sulmuesi i Portos që sezonin e kaluar shkëlqeu me ekipin e Portos duke qenë golashënuesi më i mirë i Kampionatit Portugez dhe duke triumfuar në Kupën e Uefas kundrejt Bragës.