Falcao mbetet te Atletico
Madrid, 25 qershor - Atletico Madridi nuk do ta lejojë largimin e Radamel Falcaos nga Vicente Calderon gjatë këtij afati kalimtar.
Sulmuesi kolumbian u transferua te kryeqytetasit në vitin 2011 nga Porto, ndërsa ka shënuar 36 gola në 50 paraqitje për Atleticon.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, e ka vënë në krye të listës së dëshirave 26-vjeçarin, mirëpo drejtori sportiv i Los Colchoneros, Jose Luis Caminero, ka qartësuar se Falcao do të mbetet te klubi spanjoll.
Falcao do të qëndrojë te Atletico Madridi dhe çdo bisedë për largimin e tij është e pa vend. Klubi ka ide shumë të qartë rreth kësaj.
Sulmuesi do të qëndrojë te ne në sezonin e ardhshëm dhe ne nuk konsiderojmë asnjë mundësi tjetër, citon AS fjalët e Camineros.