Falcao i lumtur të Monaco
Torino, 19 gusht - Radamel Falcao nuk e ka ndërmend të largohet nga Monaco.
Nëj ditë më parë flitej se sulmuesi kolumbian është zhgënjyer nga projekti i klubit francez dhe nga taksat e vëna në Francë, dhe meqënëse do i përgjysmohej rroga, i është vetofruar Real Madrid.
Por, vetë Falcao i ka hedhur poshtë këto spekulime.
Kjo është komplet farse. Unë jam mjaft i lumtur dhe me fat që luaj te Monaco. Unë jam këtu dhe jam i sigurt se projekti do të funksionojë.\"
\"Nuk e di se nga kanë ardhur këto spekulime, deklaroi përfaqësuesi kolumbian për RMC Sport, pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Montpellier.