Falcao: I lumtur te Atletico, jam në formë të mirë
Madrid, 16 nëntor - Radamel Falcao është i lumtur që bën pjesë në një ekip si Atletico i Madridit.
Bomberi kolumbian shprehet i kënaqur me ecurinë e skuadrës së tij në La Ligë për këtë sezon dhe beson se bardhekuqtë do ta realizojnë synimin e tyre për tu kualifikuar në Champios League vitin e ardhshëm.
Megjithatë 26-vjecari pohon se është ende herët për të folur për titullin në kampionatin spanjoll.
Ecuaria jonë deri në këto momente është e jashtëzakonshme. Po kalojmë një periudhë shumë të mirë por bëjmë mirë që të qëndrojmë me këmbë në tokë. Është ende herët për të folur për titullin në kampionat. Prioriteti ynë është që të shkojmë në Champios League, më pas do të shohim se ku do arrijmë.
El Tigre pranoi së ndihet në formë të shkëlqyer fizike dhe se është i kënaqur me atë cfarë ka arritur deri në këto momente, por të shënuarit gjithmonë nuk përbën një fiksim për të.
Jam i lumtur me mënyrën sesi ka filluar ky sezon dhe më atë cfarë po bëj, por mbi të gjitha jam i lumtur më faktin se golat e mi ndihmojnë skuadrën.\"
\"Ndihem mirë dhe shpresoj të vazhdojë gjatë më këtë perfromancë. Nuk jam i fiksuar me numrin e golave që duhet të shënoj pasi e rëndësishme është që ekipi të fitoj trofe dhe cdo tjetër është dytësore për mua.
Falcao gjithashtu shtoi se nuk mendon për titullin Pichichi, ose ndryshe golashënuesi më i mirë i La Ligas.
Më gëzon fakti që bëj pjesë tek golashënuesit më të mirë të kampionatit spanjoll por nuk jam i përqëndruar tek dicka e tillë.
Në përfudim sulmuesi theksoi se është i lumtur tek Atletic Madridit dhe se për momentin nuk mendon për tjetër skuadër.
Ndihem mirë tek Atletic dhe jam krenar që ndodhem këtu. Kam edhe tre vite të tjera kontratë pavarsisht se ka persona që flasin për një largim timin në fund të këtij sezoni. Jam i lidhur me këtë klub dhe objektivi im është që ta ndihmoj për të shkuar sa më lart.
Atletico Madridit ndodhet në vendin e dytë në La Liga me 28 pikë, vetëm tre më pakë se kryesuesit e Barcelonës.