Falcao drejt Chelsea
Londër, 21 mars - Chelsea këmbëngulë për transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Radamel Falcao në fund të këtij sezoni.
Sipas Daily Express, gjiganti londinez ka caktuar një takim të fshehtë me përfaqësues të klubit madrilen për të mbyllur marrëveshjen për transferimin e yllit kolumbian në Stamford Bridge.
Pronari i Chelseat, Roman Abramovich thuhet se është i gatshëm të paguajë mbi 5 milionë funta për të fituar opsionin e parë për blerjen e Falcaos në rast të largimit të tij nga Vicente Calderon gjatë merkatos së verës.