Fabregas të vendosë për të ardhmen para Botërorit
Madrid, 27 shkurt - Mediat spanjolle njoftojnë se kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, dëshiron ta zgjidhë të ardhmen e tij para fillimit të Kampionatit Botëror.
Barcelona është skuadra e cila interesohet seriozisht për shërbimet e mesfushorit spanjoll, ndërsa njëherit edhe Arsenali dëshiron ta mbajë yllin e vet.
AS shkruan se Fabregas dëshiron ta zgjidhë situatën e tij, ashtu që trajneri i Spanjës, Vicente del Bosque, të mos ketë asnjë dyshim në lidhje me përqendrimin e lojtarit.
Sidoqoftë, gjasat janë më të mëdha që edhe sezonin e ardhshëm Cesc të bartë fanellën e Topçinjve, por gjithmonë ekziston mundësia që Barcelona ta rikthejë atë në skuadër.