Fabregas, për 10 ditë fiton 3 trofe
Barcelonë, 27 gusht - Cesc Fabregas nuk e ka menduar as në ëndër një fillim më të mirë tek Barcelona. Ai tashmë ka siguruar tre tituj të rëndësishëm me ekipin e ri në dy javët e para tek ekipi katalunas.
Fillimisht luajti disa minuta për ta fituar Superkupën e Spanjës. Më pastaj fitoi trofeun Joan Gamber për tu kurorëzuar mbrëmë me Superkupën e Europës pasi me Barcelonën mposhtën Porton.
Ai u bashkua me Barcelonën më 17 gusht ndërsa për dhjetë ditë tashmë ka shkruar historinë e Barcelonës dhe të tijën personale me tre tituj, duke shënuar madje edhe gola.
Pas Messit, ai shënoi golin e dytë për Barcelonën. 4-shi, numri që mban në shpinë është bërë fiksioni i ri i tifozëve të Barcelonës