29 Prill 2024

Fabregas: Nuk largohem pa lënë gjurmë

Londër, 10 janar - Edhe Cesc Fabregas ka dalë në skenë për të mohuar spekulimet që thoshin se ai ka arritur marrëveshje kontraktuale me Barcelonën për transferimin i cili mendohet se duhet të kryhet verën e ardhshme, duke thënë se ai nuk largohet nga Emirates pa lënë gjurmë.

“Nuk kam arsye për t’u larguar nga Arsenali. Ky klub ka qenë gjithmonë në zemrën time, fansat, qyteti, stadiumi gjithçka përreth këtij klubi. Unë jam njeri që i dua sfidat. Jam krenar që jam kapiten i Arsenalit”.

“Ëndrra ime është që të ngre trofe me duar të mia për këtë klub dhe shpresoj se do të më realizohet kjo dëshirë, pasi jemi shumë afër për ta bërë këtë. Unë nuk largohem nga Arsenali pa lënë gjurmë”, u shpreh Fabregas.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)