Fabregas: Nuk i përkas më Arsenalit
Barcelonë, 8 korrik - Objektivi aktual i Barcelonës,Cesc Fabregas u ka thënë shokëve të skuadrës së tij se ai kurrë nuk do të luajë më për Arsenalin pasi destinacioni i tij duket i sigurt drejt Barçës.
Fabregas që prej disa muaj ka qenë pranë një kalim tek Barcelona, por dy ekipet ende nuk rënë dakord akoma për të. Arsenali ka refuzuar ofertën e parë të Barcelonës në vlerë prej 35 milion eurosh, pasi që kërkon së paku 45 milion euro për lojtarin spanjoll.
Por, gazeta Sport ka shkruar se Barcelona pritet ta rritë ofertën për 5 milion dhe ta ofrojë mbrojtësin Maxwell si pjesë të marrëveshjes.