Fabregas mungon dy javë
Londër, 21 shtator - Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka konfirmuar në faqen e tij në Twitter se do të mungojë dy javë si pasojë e lëndimit që pësoi në takimin kundër Sunderlandit.
Më herët trajneri Arsene Wenger refuzoi të spekulojë mbi lëndimin e mesfushorit spanjoll, ndërsa tani lojtari la thënë se ai do të mungojë deri në ndeshjen kundër Chelseat (3 tetor).
23-vjeçari ka thënë se lëndimi i tij nuk është serioz dhe se ai shpreson që të kthehet në fushë pas dy javësh.