Fabregas merret vesh me Barcelonën
Barcelonë, 26 korrik - Sipas njoftimeve nga Spanja, mesfushori i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka arritur marrëveshje për kërkesat e tija personale me Barcelonën.
E përditshmja katalanase Sport njofton se spanjolli ka arritur marrëveshje me kampionin e Spanjës, me të cilin do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare dhe do të fitojë 7 milionë euro për sezon.
Kështu që ka mbetur që të arrihet marrëveshja mes dy klubeve dhe Fabregas do të jetë lojtar i Barcës.
Thuhet se Arsene Wenger ka caktuar një takim me lojtarin këtë javë dhe vendimi për të ardhmen e tij do të vendoset pas këtij takimi.