Fabregas: Marr përgjegjësinë për disfatën
Londër, 9 mars - Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka ngritur dorën dhe ka marrë fajin për eliminimin nga Liga e Kampionëve.
Topçinjtë u eliminuan nga gara evropiane me rezultat të përgjithshëm 4-3, pasi pësuan disfatë me rezultat 3-1 në ndeshjen e mbrëmshme nga Barcelona me golin e parë që erdhi nga një gabim i Fabregas.
Mesfushori spanjoll tentoi ta gjejë Jack Wilshere me një goditje të topit me pjesën e pasme të këmbës, por topi arriti te Andres Iniesta, i cili kaloi tre mbrojtës të Arsenalit para se të pasojë për Lionel Messi, i cili mposhti Manuel Almunian.
Marr përgjegjësinë e plotë për rezultatin sonte. Një prej momenteve më të këqija në jetën time, ka shkruar Fabregas në profilin e tij në Twitter, për të shtuar, Përkrahje e fuqishme nga fansat e Arsenalit.