Fabregas largohet nga Arsenali
Londër, 10 qershor - Andrei Arshavin ka bërë edhe më të paqartë të ardhmen e bashkëlojtarit të tij, Cesc Fabregas, ngase Spanjolli para se të shkonte në pushime i kishte dhënë të gjithve nga një dhuratë dhe kur ishte i pyetur a ishte dhuratë lamtumirëse, ai nuk ishte përgjigjur.
Vetëm Cesc duhet të vendos nëse të largohet apo jo. Biseda serioze mbi këtë temë nuk ishin zhvilluar në ekip mirë, ne bëmë shaka pak, si zakonisht.
Para se të shkonte në pushime, Fabregas i dha dhurata të vogla çdo lojtari dhe e pyeta: Çfarë është kjo ? Dhuratë lamtumirëse? . Ai nuk tha asgjë. Kjo tregon se ka diçka prapa kësaj heshtjeje, u shpreh Arshavin.