Fabregas: Kurrë se kam fshehur dëshirën se e dua Barcelonen
Madrid, 6 shkurt - Kapiteni i Arsenalit, spanjolli Cesk Fabregas asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për tu rikthyer te Barcelona, mirëpo se kur do të ndodh një gjë e tillë, edhe vetë ai nuk mund ta thotë.
A dua të rikthehem te Barcelona? Kurrë nuk e kam fshehur dëshirën që një ditë të rikthehem. Që kur kisha nëntë muaj, gjyshi im më dërgonte në Kamp Nou. Gjithë jetën e kam kaluar duke i mbajtur ngjyrat blaugranë, ka thënë Fabregas.
Fabregas rrjedh nga shkolla e të rinjve të Barcelonës, por në moshën 16-vjeçare e lëshoi klubin për të kaluar në Arsenal, ku nën drejtimin e Venger është shndërruar në një prej mesfushorëve më të mirë në botë.
Mediat në Spanjë shkruajnë se Fabregas në fund të sezonit do të rikthehet në Kamp Nou, ndërsa presidenti i Barcelonës, Johan Laporta, është i gatshëm të ndajë 50 milionë euro për të.ekonominë me kredi të lira.