Fabregas i pashitshëm
Londër, 27 prill - Arsenali duket ta ketë prangosur Cesc Fabregasin, pasi që duket tia ketë rritur pagesën e tij për tre milionë euro në sezon më shumë se që e ka pasur, duke përfituar tani 50 % më shumë se më parë.
Siç mëson Goal.com, kjo paketë ka hyrë në fuqi vitin e kaluar pas negociatave të gjata mes menaxherit të Fabregas dhe drejtuesve të Arsenalit nga të cilat, spanjolli duket se do të përfitojë 110.000 funte në javë, 50.000 funte më shumë se sa nga kontrata tetëvjeçare e vitit 2006.
Ky hap u ndërmor në mënyrë që të shmanget interesimi i klubeve të shumta nga Kontinenti i Vjetër, siç është Barcelona.