Fabregas i dëmtuar, jashtë fushës për gjashtë javë
Barcelonë, 3 prill - Mesfushori i Arsenalit Cesc Fabregas mbetet jashtë sezonit për shkak të dëmtimit të tij në këmbë.
Dëmtimi i 22 vjeçarit ra në sy pas shënimit të golit të barazimit të mërkurën përballë Barcelonës në Ligën e Kampioneve.
Një deklaratë zyrtare në faqen e klubit thotë se pas egzaminimeve të bëra, klubi konfirmon se Fabregas është dëmtuar pas një përplasjeje me mbrojtësin e Barcelonës Carles Puyol.
Fabregas do të mbetet jashtë fushës së futbollit për gjashtë javët e ardhshme.