Fabiano nuk e refuzon Romën
Romë, 16 maj - Agjenti Luis Fabianos ka pranuar se klienti i tij mund të luajë për Romën në sezonin e ardhshëm.
Siç ka thënë dhe vetë Luis Fabiano, ka gjasa që Sevilla ta vë atë në shitje. Roma është misterioze. Dy vite më parë ata më kontaktuan për tu informuar mbi situatën e lojtarit. Është ekip i madh, një që e konsiderojmë në të njëjtin nivel si gjigantët tjerë italianë.
Verën e kaluar, Sevilla refuzoi ofertën e Milanit, deklaroi Jose Fuentes për CalcioMercato.