11 Janar 2025

Europoli: Hetim për 380 ndeshje të trukuara

Paris, 4 shkurt - Bastet duket se janë bërë një gangrenë për futbollin. Në këtë konkluzion ka dalë Europoli, dhe kreu i saj Rob Wainright, pas hetimit të kryer prej organizatës që ai drejton, ku kanë rezultuar plot 380 ndeshje, të cilat dyshohen si të trukuara, në futbollin europian.

Sipas asaj që deklaron shefi i Europolit janë identifikuar më shumë se 425 zyrtarë, futbollistë dhe kriminelë me emër në kontinent, të cilët janë përfshirë në trukimin e ndeshjeve në më shumë se 15 vende europiane.

 Por ajo që shqetëson sipas Wainright, i cili foli për këtë cështje në Hagë të Holandës, është fakti që mes ndeshjeve të dyshuara janë dhe ato të Uefa Champions League dhe elmininatoreve për Kupën e Botës dhe Kampionatin Europian.

Takimi I Champions League, që dyshohet si i trukuar nuk bëhet i ditur, por mësohet se ndeshja është luajtur në Angli, dhe ky është treguesi më i qartë, se bastet kanë shtrirë tashmë rrënjët dhe në vende me traditë në futboll, dhe për më tepër dhe në kompeticion madhor sic është Championsi.

Gjermania është vendi me fluksin më të madh të ndeshjeve të dyshuara, si të trukuara, që arrin deri në shifrën e 300 takimeve, ndërsa janë raportuar gjithashtu dhe 300 sfida të tjera dhe në kontinentin aziatik, atë amerikano jugor dhe afrikan. Hetimi përfshin periudhën nga viti 2008 në vitin 2011 dhe nga trukimi I tyre mendohet se janë përfituar më shumë se 8 milion euro.

Për momentin, Shqipëria nuk është lakuar nga Europoli, por fakti që vetëm pak muaj më parë futbolli vendit tonë rezultoi si më i korruptuari në botë, të bën të mendosh që me shumë mundësi, nën hetim mund të kenë përfunduar dhe takime të Kategorisë Superiore apo Kupës së Shqipërisë. /

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)