Eurokoha, sponsor zyrtar i Kombëtares Shqiptare në futboll
Prishtinë, 4 shtator - Sot, në ambienet e resort "Tropikal" në Durrës, Federata Shqiptare e Futbollit ka mbajtur një konferencë të zgjeruar me Sponsorët e Kombëtares, në të cilën morën pjesë Presidenti i FSHF-së Armand Duka, disa anëtarë të Komitetit Ekzekutiv, përfaqësuesi i kompanisë Eurokoha, Remzi Ejupi, përfaqesuesit e lartë të Kompanive PLUS, Uji Tepelena, Union Bank, i gjithë ekipi i Kombëtares Shqiptare, gazetarë e të ftuar të tjerë.
Fjalen e hapjes e mbajti Presidenti Duka i cili vleresoi si të frytshëm bashkëpunimin e deritanishëm të Kombëtares së Shqipërisë me Sponsorët e saj si edhe deklaroi të hapur kontraktimin e ri në prag të edicionit që nis pikërisht më datë 7 shtator 2012 me ndeshjen kundër Qipros në Tiranë.
Më pas përshendetën të gjithë përfaqësuesit e Sponsorëve të Kombëtares të cilet u pasuan me pyetjet e gazetarëve të pranishëm.
Me këtë rast, pronari i Eurokoha, Remzi Ejupi u shpreh: Duke qenë se Kombëtarja Shqiptare është treguesi më i madh i bashkimit të gjithë shqiptarëve kudo që janë, është e natyrshme që ne si afaristë e ndiejmë obligim ti gjendemi në krah.
Ai shtoi se sipas strategjisë së re të marketingut gjithshqiptar të kompanisë Eurokoha, kemi përzgjedhur të jemi partner i Federatës Shqiptare të Futbollit në sfidat e ardhshme ndërkombëtare.
Eurokoha edhe në të kaluarën ka sponsoruar figura të rëndësishme të sportit gjithëshqiptar si kampioni ynë i boksit, Luan Krasniqi dhe klubin më të madh të Kosovës, FC Prishtina.
Në fund, Ejupi falenderoi edhe presidentin e FSHF-së, Armand Duka për inkurajimin që ka dhënë në ndërmarrjen e kësaj inicitiave dhe njëkohësisht i uroi atij dhe Kombëtares suksese në ndeshjet e rëndësishme që e presin.
Kompania Eurokoha është krenare se do të ofrojë krahët e Kombëtares shtoi Ejupi.