Euro 2012: Spanja në finale

Varshavë, 28 qershor - Gjermania luan sot kundër Italisë në kryeqytetin polak, në Varshavë në gjysmëfinalen e dytë të Euros 2012.
Gjermania, që është ekipi i vetëm, që i ka fituar të gjitha ndeshjet në kampionat, po synon ta mposhtë Italinë për herë të parë në 17 vjet.
Fituesi i së enjtes luan me Spanjën e cila e mposhti Portugalinë 4 me 2 me penalti.
Spanja po përpiqet që të bëhet ekipi i parë që mbron titullin e kampionit evropian, pas fitores në 2008-ën.
Finalja luhet të dielën në Kijev të Ukrainës.