10 Janar 2025

Euro 2012, shiten 95 përqind të biletave

Prishtinë, 24 prill - Drejtuesit e UEFA-s në dy ceremoni të zhvilluara në të njëjtën kohë në Varshavë dhe Kiev kanë prezantuar modelin zyrtar të biletave ndërsa kanë njoftuar se kanë mbetur pa shitur edhe 5 përqind e biletave për Euro2012.

\"Ne nisëm shitjen e biletave në 1 mars të vitit të shkuar, duke hedhur në treg rreth 500 mijë bileta. Por kërkesat ishin rreth 12 milionë, kështu që tani janë shitur rreth 95 biletave\", ka thënë Pedro Correira, drejtor për biletat dhe planifikimin në UEFA.

Sipas UEFA-s kërkesat e tifozëve kanë qenë shumë të mëdha, ndërsa megjithëse shumë prej tyre nuk do të mund të ndjekin ndeshjet në stadium, do të udhëtojnë drejt Polonisë dhe Ukrainës për të ndjerë nga afër atmosferën e turneut gjigand të futbollit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)