23 Dhjetor 2024

Euro 2012, nesër luajnë Shqipëri-Uzbekistan

Tiranë, 10 gusht - Shqipëria do të luajë të mërkurën kundër Uzbekistanit ndeshjen e fundit miqësore në prag të nisjes se eliminatoreve të Euro 2012, sfide kjo që është cilësuar si shumë e rëndësishme nga futbollistet kuq e zi.

Sipas tyre ky takim do të ndihmojë skuadrën të gjejë ritmin e duhur, ndërkohë që do t’i japë trajnerit Josip Kuzhe ide me të qarta në lidhje me formën e lojtarëve të tij.

\"Duke parë që kualifikimet i kemi para nesh, është e rëndësishme për trajnerin që të konsolidojë skuadren, se kush do jetë në 11, apo 14-tshja për kualifikimet që vijnë\", thotë Edmond Kapllani sulmues i kombëtares

\"Janë shumë të rëndësishme këto ndeshje para eliminatoreve, për vete faktin se është dhe periudha e pushimit te kampionatit, kështu qe cdo lojtar, sado aktivizohet me klubet dhe ndeshje miqësore i mungon ai ritmi i kampionatit dhe ndeshjet, kështu qe mundohemi te përfitojmë sadopak ne ndeshjen e rradhes\", u shpreh Gjergji Muzaka mesfushor i kombëtares

\"Mendojmë se na shërben shume kjo ndeshje duke pasur parasysh qe kemi pak probleme rreth ekipit. Eshte nje ndeshje e rëndësishme si për trajnerin dhe për ne, ku dihet se është ndeshja e fundit për eliminatoret\", tha Armend Dallku, mbrojtës i kombëtares.

Nen drejtimin e trajnerit Josip Kuzhe, skuadra shqiptare ka nisur përgatitjet ne kryeqytet, ndërkohe qe ndeshja kundër Uzbekistanit do te luhet te merkuren ne stadikumin “Niko Dovana” te Durrësit ne orën 20:30. Ky është testi i fundit për kuqezinjtë përpara eliminatoreve te Euro 2012, ku Shqipëria luan ne grupin D bashke me Francën, Rumaninë, Bosnje Hercegovinën, Bjellorusinë dhe Luksemburgun.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)