Euro 2012, çmimi i biletave nga 50 deri në 600 euro

Paris, 16 shkurt - UEFA ka caktuar çmimin e biletave për EURO 2012 që do të mbahet në Poloni dhe Ukrainë.
Në shitje ato do të vendosen muajin e ardhshëm edhe jo më lirë se 30 euro, sa është çmimi i biletës më të lirë. Bileta për finalen që do të mbahet në 1 korrik në Kiev do të shiten nga 50 deri në 600 euro.
Nga UEFA kanë pohuar se gjatë përcaktimit të çmimeve është marrë parasysh fuqia blerëse e vendit organizator, ndërsa biletat janë 50 për qind më të lira se në EURO 2008 që u organizua në Austri dhe Zvicër.
Çmimi më i lartë i një bilete për ndeshjet e grupeve nuk do të kalojë më shumë se 120 euro. EURO 2012 do të mbahet nga 8 qershori deri më 1 korrik të vitit 2011 të vitit të ardhshëm.