Etrit Berisha drejt largimit nga Lacio

Lacio, 5 janar - Që në ditën e parë të vitit 2015 portieri kombëtares shqiptare, Etrit Berisha është në qëndër të merkatos, pas kërkesës së tij për më shumë hapësira në Lazion e Piolit.
Etrit Berisha mendohet se ka informuar shoqërinë romane se dëshiron të luajë më shumë dhe është gati ta bëj këtë gjë edhe me një tjetër fanellë. Për të kënaqur dëshirën e lojtarit dhe për të forcuar grupin, Hellas Verona besohet se ka kërkuar informacione të detajuara te Lazio, informacion që është refuzuar menjëherë nga drejtori sportiv Igli Tare, që e ka deklaruar portierin 25 vjeçar të pashitshëm dhe të rëndësishëm për të ardhmen e Lazios.
Verona tashmë duhet të ndryshoj objektiv. E ardhmja e Etrit Berishës do të jetë akoma në Romë. Mbase një lamtumirë e Marketit mund të jetë zgjidhja më e mirë për bardhekaltërit