Eto'o rikthehet te Inter
Sipas "Corriere dello Sport", një rikthim i tij në Milano nuk do të ishte një hipotezë e pamundur, diçka që kamerunasi e dinte që kur u largua nga San Siro.
Anzhi po rrezikon pjesëmarrjen në Kupat e Europës duke qënë në vendin e shtatë dhe Eto'o nuk shënon me rregullësi. Fama dhe i ftohti rus duket se nuk i kanë bërë mirë ish numrit 9 interist, pa llogaritur këtu edhe kontratën faranoike që ka me klubin rus.
Nëse manjati Kerimov heq dorë nga ëndrra europiane e Anzhi, Samuel Eto'o është gati të rikthehet në Milano dhe Massimo Moratti është i gatshëm ta presë me krahët hapur ish benjaminin e tij.
Rruga është e gjatë dhe e vështirë por Inter do tentojë çdo mundësi për ta risjellë Samuel Eto'o edhe një herë tjetër me fanellën zikaltër.