Eto'o rikthehet te Barcelona
Barcelonë, 17 maj - Në mediat spanjolle qarkullojnë zëra rreth një rikthimi të mundshëm të sulmuesit kamerunas, Samuel Eto'o në Barcelonë.
Klubi blaugrana është në kërkim të një sulmuesi dhe sipas "El Mundo Deportivo", 31-vjeçari kamerunas, që aktualisht aktivizohet në kampionatin rus me Anzhi, po merret në konsideratë nga drejtuesit e Barcelonës.
Duke parë sezonin e dobët të Anzhi në Rusi, pavarësisht investimeve të shumta dhe mospjesëmmarja në Champions League, mund të shtyjnë ish-sulmuesin e Inter të rikthehet në Camp Nou, stadium ku dhe u bë i famshëm.
Barcelona mund ta bëjë të sajën kamerunasin për shifrën e 20 milionë eurove.