Etoo nuk e mohon largimin

Milano, 15 korrik - Claudio Vigorelli, agjenti i sulmuesit të Interit, Samuel Eto`o, ka thënë se siç qëndrojnë gjërat, sulmuesi kamerunas mund edhe të largohet nga Interi.
Për momentin Interi dhe Eto`o janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin. Kështu janë gjërat, deri në fund të gushtit.
Sidoqoftë, gjithmonë është mundësia që Interi të marrë një ofertë të majme për Eto`on. Po flas për një ofertë të madhe. Kjo nuk ka ndodhur ende. Interi nuk po tenton të përfitojë dhe ai nuk po e kërkon transferimin. Kurrë nuk i dihet në futboll, theksoi Vigorelli për La Gazzetta dello Sport.