Eto`o me helikopter në stërvitje
Moskë, 15 shtator - Ekipi rus i Anzhit nuk resht së çudituri pasi i ka ofruar një helikopter sulmuesit kamerunas, Samuel Eto`o për të shkuar në seancat stërvitore pasi drejtuesit e Anzhit nuk duan që ai të vonohet për shkak të trafikut të Moskës.
Kjo ka qenë çmenduria e rradhës e ekipit rus të Anzhit pasi kurrë më parë nuk ishte ofruar dicka e tillë për një lojtar.
Por përgjigjia i Samuel Eto`o ka qenë e menjëhershme pasi ai e ka refuzuar këtë \"dhuratë\" të Anzhit pa u menduar dy herë.
\"Unë jam një lojtar si gjithë të tjerët dhe nuk jam as \"mbret\" dhe as \"president\" i këtij vendi apo e kësaj skuadre. Unë jam thjesht një lojtari i këtij ekipi dhe nuk kam nevojë për të shkuar me helikopter në seancat stërvitore pasi këtë gjë mund ta marr edhe si ofendim\", tha Eto`o menjëherë pas \"dhuratës\" së Anzhit