Eto'o konfirmon qëndrimin
Milano, 11 tetor - Sulmuesi i Interit, Samuel Eto`o, ka deklaruar se nuk e ka në plan që të largohet nga Giuseppe Meazza.
Skuadra të shumta janë të interesuara për transferimin e kamerunasit, mirëpo ai ka vendosur që të vazhdojë të mbajë fanellën zikaltër.
Bisedova me presidentin Moratti menjëherë pas finales së Kupës së Italisë, të cilën e fituam ndaj Palermos, ndërsa kur presidenti flet unë vetëm mund të them "po", ka deklaruar Eto`o për Inter Channel.