Eto'o kërkon Drogban te Anzhi
Moskë, 13 dhjetor - Sulmuesi kamerunas i Anzhi, Samuel Eto′o kërkon të sjellë në kampionatin rus të futbollit sulmuesin nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba.
Sulmuesi i Chelsea po kalon ditët e fundit në Premier League dhe është në kërkim të një aventure të re.
Madje në një prononcim për shtyp lojtari dhe agjenti i tij e pranuan se Drogba do të shkojë në atë klub ku do i plotësohen kërkesat ekonomike. Dhe Anzhi këtë nuk e ka aspak problem.
Ish-sulmuesi i Inter, Eto′o tentoi ta merrte me vete sulmuesin nga Bregu i Fildishtë edhe kur vishte fanellën zikaltër por pa ia arritur qëllimit. Të shohim nëse do t′ia arrijë tani.