11 Janar 2025

Eto’o: Duan të më vrasin!

Barcelonë, 10 shkurt - Samuel Eto’o, në një intervistë të gjatë të publikuar në faqen e internetit të revistës ‘Je Wande’, ka akuzuar drejtuesit e Federatës Kamerunase të Futbollit (FCF) se duan ta vrasin pasi i ka denoncuar për korrupsion dhe menaxhim të keq të futbollit në vendlindjen e tij.

Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Interit, aktualisht tek Anzhi rus, deklaroi: “Drejtuesit e FCF-së duan të bëjnë atentat ndaj meje. Duan të më heqin qafe.”

“Tani jetoj me një grup truprojash dhe njëri prej tyre fle para derës së shtëpisë sime. Nuk e bëj këtë për snobizëm, por dua të jem i sigurtë”, u shpreh Eto’o.

“Unë nuk vesh fanellat që shpërndan federata, por ia kërkoj direkt Pumës. Gjithashtu nuk ha me shokët e skuadrës së Kamerunit sepse kam frikë se më hedhin helm në ushqim”, shtoi bomberi afrikan.

Intervista është bërë në “camfranglais”, një përzierje e anglishtes, frengjistes dhe dialektit të lagjeve të varfra të Kamerunit, aty ku është rritur Samuel Eto’o.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)