Eto'o dhe Leonardo rikthehen tek Inter
Torino, 23 gusht - Sipas të përditshmes sportive italiane "TuttoSport", objektivi i parë i madh për sulmin e Inter është Samuel Eto'o, për të cilin Chelsea nuk është i gatshëm ti ofrojë një kontratë disa-vjeçare, ndryshe nga zikaltrit.
Për të formalizuar ofertën 2-vjeçare prej 4 milionë eurosh, Inter ka nevojë të bëjë disa shitje si është serbi Kuzmanoviç i kërkuar në Bundesligë dhe Premier League.
Por nuk përfundon këtu: objektivi tjetër është edhe rikthimi i Leonardos, ish Drejtori Sportiv i Paris Saint Germain, i cili la kampionët e Francës për shkak të dënimit të gjatë që mori nga Federata Franceze e Futbollit dhe shprehu dëshirën për tu rikthyer te klubi milanez.