Eto skualifikohet për tre javë
Milano, 24 nëntor - Sulmuesi i Interit nuk do të luajë tre ndeshjet eradhës në Serinë A për goditjen me kokë ndaj një lojtari kundërshtar nëndeshjen ndaj Chievos.
Gjyqtari sportiv ka skualifikuar për tre ndeshje Samuel Eto me anë të provës televizive, pas goditjes me kokë ndaj Cesar të Chievos.
Gjithashtu sulmuesi kamerunez duhet të paguajë edhe një gjobë prej 30 mijë eurosh.