23 Dhjetor 2024

Eto, një gol çdo 39 minuta si qendërsulmues

Madrid, 8 tetor - “Lojtarët duhen aktivizuar në ato pozicione ku japim më shumë. Benitez po punon shumë mirë në këtë aspekt. Eto është një sulmues i jashtëzakonshëm, duhet të luajë ai në qendër të sulmit”.

Në diskutimin taktik në lidhje me golashënuesin më të mirë të Serisë A ka marrë pjesë edhe Zdenek Zeman. Një mbështetës i lojës sulmuese, me të cilin Interi ndoshta do të kishte pësuar më shumë gola, por do të kishte shmangur edhe mbylljen pa gola në katër ndeshje nga dhjetë të zhvilluara deri tani.

Në mbështetje të teorisë zemaniane janë disa shifra. Nga 878 minutat, në të cilat është aktivizuar në këtë fillim sezoni, Eto ka luajtur 682 si sulmues i krahut të majtë në 4-2-3-1 me të cilin Benitez ka filluar të gjitha ndeshjet.

Golat që afrikani ka shënuar në këtë rol janë 6, me një mesatare prej një goli çdo 113,6 minuta. Ndërsa, si qendërsulmues minutat kanë qenë 196, por golat janë pesë dhe mesatarja është jashtëzakonshme: një gol çdo 39,2 minuta.

Numra që flasin qartë, edhe pse duhet nënvizuar se në zërin “qendërsulmues” është përfshirë edhe gjysmëorëshi i fundit në Palermo, kur Benitez përmbysi ndeshjen duke kaluar te skema 4-4-2, me Zanetin dhe Pandevin mesfushorë krahu dhe Militon në krah të kamerunasit. Që jo rastësisht, afër portës, ka shënuar 2 gola në 8 minuta. Eksperimenti i bërë në në Palermo nuk është përsëritur më, edhe pse ai ka qenë i vetmi rast ku Shnejder mungoi.

Edhe minutat e tjera si sulmues i parë i ka luajtur pa Militon, i cili ose ka qenë i dëmtuar ose është zëvendësuar. Dhe pikërisht kjo është çështja që as Zeman nuk e analizon me hollësi. Si mund të afrohet kamerunasi te porta nëse Benitez nuk do të heqë dorë nga skema 4-2-3-1 dhe Milito që sigurisht nuk mund të luajë si sulmues krahu? Përveç përmirësismit të formës së “Princit”, zgjidhja e vetme duket se është ndryshimi i modulit, me Shnejderin pas dy sulmuesve.

Por Benitez do të vazhdojë të shpjegojë se ekuilibri, vendosmëria dhe intensiteti janë shumë më të rëndësishëm se moduli. Pa harruar që Eto është në një formë aq të mirë psikofizike në këtë moment sa mund të shënonte edhe nëse do të aktivizohej si qendërmbrojtës. Aq sa disa herë ka qenë më i rrezikshëm kur e ka nisur aksionin nga krahu i majtë i sulmit, ku mund të befasojë kundërshtarin duke shkuar drejt qendrës, edhe pse duke qenë më afër portës hapsirat për të do të pakësoheshin dhe do të ishte më e lehtë për kundërshtarët ta bllokonin.

Këtë e tregoi edhe ndeshja kundër Juves, me Samuelin që ka qenë më i papërmbajtshëm në pjesën e dytë kur në lojë u fut argjentinasi Milito pas dëmtimit të Biabianisë. Kështu, diskutimi në lidhje me faktin se me çfarë skeme duhet të luajë Interi mund të bëhet më i qartë kur lojtarët zikaltër të kenë rekuperuar plotësisht formën e tyre më të mirë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)