Ervin Skela, superofertë nga Rapidi i Bukureshtit
Bukuresht, 5 dhjetor - Pas ndeshjes në Piatra Neamt kundër Rumanisë, mesfushori i kombëtares shqiptare Ervin Skela ka marrë një ofertë shumë joshëse nga Rapidi i Bukureshtit.
Gazeta rumune Sporturilor shkruan se presidenti i Rapidit George Dinu kërkon të firmosë sa më shpejt me fantazistin shqiptar, i cili edhe pa luajtur asnjë ndeshje, tregoi disa veprime të bukura të premten ndaj Rumanisë.
Skela aktualisht është pa skuadër dhe po stërvitet me ekipin gjerman të Shalke 04. Por, ai mund të lërë pas shumë vitesh Gjermaninë, pasi oferta e bërë nga kreu i Rapidit shkon deri në 400 mijë euro në vit.
Gjithsesi, mediat rumune shkruajnë se për momentin gjithçka mbetet në kuadrin e ofertës, pasi nuk ka ndonjë zhvillim konkret.
Rapidi i Bukureshtit është një prej klubeve më të mëdhenj jo vetëm në Rumani, por në gjithë Ballkanin, ndërsa dallohet për një tifozeri shumë të zjarrtë.