Ende nuk ka marrëveshje për Silvan
Milano, 13 qershor - Shefi ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani, ka deklaruar se nuk është arritur marrëveshje me Paris Saint-Germainin rreth transferimit të Thiago Silvas.
Të hënën mbrëma është njoftuar se dy klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin e brazilianit, mirëpo zëvendëspresidenti i Rossonerëve thotë se akoma nuk është vendosur asgjë.
Marrëveshja nuk është arritur. Do të duhet një kohë e gjatë për tu arritur zgjidhja, citon Ansa fjalët e Gallianit.
Raportohet se PSG ka ofruar 42 milionë euro për Silvan, ndërsa kjo shumë mund të arrijë deri në 50 milionë me anë të bonuseve.