11 Janar 2025

Emrat e 10 trajnerëve që konkurrojnë për trajner të vitit 2012

Paris, 30 tetor - Federata Ndërkombëtare e Futbllit (FIFA) ka bërë të ditur emrat e 10 trajnerëve që konkurrojnë për trajner të vitit 2012. Në mesin e laureatëve të propozuar është sërish Pep Guardiola, edhe pas largimit të tij nga Barca dhe pushimeve të tij larg futbollit.

Nëntë kandidatët e tjerë janë të pritur si emra, ndërkohë vlerësohet se trajnerët që mund të dalin fitues janë në garën e ngushtë trajneri i kombëtares spanjolle, Vincente Del Bosque, trajneri i Chelsea Roberto Di Mateo dhe trajneri i Real Madrid, Jose Mourinho.

Fituesi i çmimit trajneri më i mirë do të shpallet më 7 janar 2013 në Cyrih.

Kush janë kandidatët e vitit 2012:

Vicente Del Bosque (Spanja)
Roberto Di Mateo (Chelsea)
Ser Alex Ferguson (Manchester United)
Pep Guardiola (Barcelona)
Jupp Heynckes (Bayern)
Jurgen Klop (Borussia Dortmund)
Joachim Loë (Gjermani)
Roberto Manchini  (Manchester City)
Jose Mourinho (Real Madrid)
Cezare Prandelli (Itali)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)