Emërimi i trajnerit, Maradona jashtë liste
Buenos Aires, 29 tetor - Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) ka emëruar një komision, i cili do të ketë për detyrë të zgjedhë trajnerin e Kombëtares, por favoriti është Serxhio Batista, edhe pse humbi miqësoren ndaj Japonisë.
Ajo e Dirgo Armando Maradonës duket e destinuar të mbetet vetëm një ëndërr. El Pibe de Oro, nëse nuk do të ketë surpriza të befasishme, nuk do të rikthehet, të paktën tani shpejt, në pankinën e Selesion.
Batista, i cili është edhe trajneri i komanduar aktualisht i Argjentinës, është edhe kandidati i vetëm zyrtar, i cili qarkullon këto ditë.
Batista e ka drejtuar deri tani në tri ndeshje Argjentinën.