Emanuelson i hapet rruga e transferimit të Fulham
Manchester, 30 janar - Arritja e marrëveshjes me Manchester City-n për blerjen e Mario Balotellit pritet të ketë një efekt domino në skuadrën e Milanit.
Shpenzimi i 20 milionë eurove për SuperMarion i detyron drejtuesit kuqezinj të kursejnë para me shitjen ose dhënien në formën e huazimit të disa emrave të rëndësishëm të organikës kuqezi.
Kështu mesfushorit hollandez Urby Emanuelson i hapet rruga e transferimit në Premier Lieague tek londinezët e Fulham në formën e huazimit.
Sipas mediave italiane gjithcka ka përfunduar, ndërsa pritet vetëm zyrtarizmimi i marrëveshjes.