El Sharawy nuk do të largohet nga Milani
Milano, 3 korrik - Stephan El Sharawy nuk është më në merkato. Pas takimit që Adriano Galliani zhvilloi dje me lojtarin, skuadra e Milanit ka vendosur se \"faraoni\" do të qëndrojë në këtë skuadër.
\"Ishte një takim mes Adriano Gallianit, El Sharawyt dhe drejtuesve të tjerë. Mbledhja shkoi mirë dhe është vendosur që sulmuesi të vazhdojë me Milanin. \"
\"El Sharawy është një lojtar dhe tifoz i Milanit, kështu që nuk do të largohet\" thuhet në deklaratën e Milanit.