El Shaarawy tek City, Boateng në Chelsea
Manchester, 8 qershor - Skuadra e Milanit gjatë afatit kalimtar të verës mund të mbesë pa sulmuesin, Stephan El Shaarawy, dhe mesfushorin Kevin-Prince Boateng.
Sipas Gazzetta dello Sport, El Shaarawy mund të përfundojë në Manchester City, pasi te Milan ka humbur vendin pas ardhjes së Mario Balotellit në skaudër.
Ndërkohë, edhe për Boatengun interesimi vjen po ashtu nga Premierliga. Ganezin në radhët e Chelseas e dëshiron Jose Mourinho.