El Shaarawy pranë rinovimit me Milanin
Milano, 31 janar - Sulmuesi i ri i Milanit, El Shaarawy, pritet që të firmosë një kontratë të re me skuadrën kuqezi, e cila do të skadojë në vitin 2018.
Për të kanë qarkulluar shumë zëra se mund të largohej këtë muaj apo në merkaton verore që starton në fundin e këtij sezoni.
Por duke parë performancën e tij këtë sezon, Milan është duke menduar që ti ofrojë një kontratë të re sulmuesit El Shaarawy, i cili ka qenë përcaktues në shumë ndeshje.
Shumë shpejt do të nis bisedimet me Milanin për një kontratë të re të klientit tim, e cila do të skadojë në vitin 2018, tha agjenti i sulmuesit italian për La Gazzetta dello Sport.
Sulmuesi 20-vjeçar iu bashkua Milanit nga skuadra e Genoa-s në verën e vitit 2011 dhe që nga ajo kohë ka arritur të përmirësohet së tepërmi.
El Shaarawy ka shënuar deri më tani 15 gola në 22 ndeshje të Serie A, duke e ndihmuar Milanin që të mbajë vendin e pestë në tabelën e renditjes.