El Shaarawy në shitje
Milano, 12 qershor - Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka refuzuar të konfirmojë se sulmuesi, Stephan El Shaarawy, do të qëndrojë në klub.
Ditëve të fundit ka pasur shumë spekulime se Manchester City ka ofruar një ofertë marramendëse për të, rreth 25 milionë euro plus sulmuesin Carlos Tevez. Ofertë kjo që sigurisht e ka lëkundur kampin Rossoner.
El Shaarawy është lojtari më i kërkuar i Milanit. Ai nuk është i pashitshëm sepse çdo gjë mund të ndodhë në tregun e transferimeve, ka thënë Galliani për Sky Italia.